Deputeti Haxhi Avdyli, ka ironizuar me vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit.
Ai ka thënë se “avulluesve” të milionave duhet shkruar edhe një letër të dhimbshme për t’i kthyer ato, përcjell Bota sot.
Avdyli ka thënë se pas shkurtit nuk do të ketë më lutje, duke paralajmëruar qeverinë e re.
Postimi i tij në Facebook:
A thua iu përgjigjen lutjeve me Email, ata avulluesit e 2.100.000 € që ti kthejnë ato para.
Është koha edhe për një lutje me një letër më të dhimbshme këto ditë.
Sepse pas shkurtit s’do ketë më lutje, ta dini...