Eliot Engel është larguar pas 32 vitesh nga Kongresi Amerikan.
Për largimin e tij ka komentuar edhe ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë Edita Tahiri, përcjell Bota sot.
Ajo ka publikuar një fotografi nga vizita e Engelit në Kosovë gjatë viteve të okupimit.
Tahiri ka thënë se Engel është mik i madh i Kosovës.
Postimi i saj në Facebook:
'Me Kosovën në zemër' Eliot Engel po largohet nga kongresi amerikan pas 32 vitesh shërbimi të denjë. Miku jonë i madh në fjalimin e tij, ndër tjerash theksoi "Në vitin 1999, fuqishëm e kam përkrahur ndërhyrjen e Administratës Clinton në Ballkan. Parandaluam gjenocidin. Që nga atëherë, kam qenë përkrahës i sovranitetit të Kosovës dhe pavarësisë. Shteti ka bërë hapa të jashtëzakonshëm ”. Engel ishte edhe kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin amerikan.
- Kjo foto është nga vizita e tij në Kosovë në vitet e okupimit