Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar familjet Xheladini dhe Dehari.
Këtë e ka bërë të ditur vet Kurti, duke publikuar fotografi nga vizitat.
Ndërkaq, gjatë vizitës ishte i shoqëruar nga deputeti Liburni Aliu.
Postimi i plotë:
Me Liburnin, te Shaban Xheladini dhe Avni e Xhemile Dehari. Në natën e tretë të Vitit të Ri 2021 i gëzohemi fitoreve e sukseseve që i kemi përpara, por edhe i kujtojmë me mall e dashuri Arbenin e Monin, Arbnorin e Astritin.
