Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 4 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 234 raste të reja të infektuara.
Viktima më e re gjatë kësaj kohe ka qenë një 55 vjeçar nga Malisheva.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (90, 59 vjeç), Malishevë 1 rast (55 vjeç), Prishtinë 1 rast (89 vjeç)”, është thënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Numri total i rasteve pozitive me këtë virus është 51 mijë e 965 raste nga 187 mijë e 88 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 344 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.986.