Ushtaraku dhe ish Komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake të UÇK-së, Hafir Hoxha, ka publikuar një dokument të rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky dokument i përket Isa Agushit i njohur me nofkën “Komandant Dardani”, ndërsa në të figurojnë emrat e pjesëmarrëseve të dy Qendrave Stërvitore Papaj dhe Babinë.
Sipas këtij dokumenti thuhet se kanë marrë pjesë Agim Ramadani, Sali Çekaj, Anton Quni e shumë ushtarak të tjerë.
Postimi i plotë:
Një dokument nga libri i punës i kolegut, mikut Isa Agushi (Dardani) ku përshkruan pjesëmarrësit e ushtarakëve të dy Qendrave Stërvitore Papaj dhe Babinë për koordinimin e punëve operative pasi në dy qendrat stërviteshim dhe përgatisnim kuadra të reja ushtarake komanduese , ku vëzhgohej kufiri, siguroheshin kanalet e furnizimit me armë e luftëtarë në të gjitha ZO, u merreshin operacione luftarake me njësitë të përzgjedhura operative.
Në takim edhe heronjtë Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe shumë ushtarak të tjerë sot gjeneralë, ministra, etj...
Lista e pjesëmarrësve në takim:
1. Agim Ramadani
2. Bedri Zeqiri
3. Blerim Kuçi
4. Xhevdet Lezi
5. Anton Quni
6. Bekim Arifi
7. Fadil Zejnullahu
8. Hafir Hoxha
9. Xhelal Fetahu
10. Vehbi Krasniqi
11. Faton Gashi
12. Sali Çeku
13. Gëzim Hazrolli
14. Xhafer Gashi
15.Isa Agushi
16. Remzi Mehmeti.