Zyrtari i LDK-së i cili kohët e fundit është bërë shumë i zëshëm duke ruajtuar vlerat e partisë që përfaqëson dhe duke kundërshtuar thuajse secilin që i kundërvihet kësaj partie, Bajram Gecaj ka postuar një foto me një mbishkrim interesant.
Ai në prag të festave të fundvitit ka publikuar një foto me disa familjarë të tij, të cilëve i është referuar si dajë.
Mirëpo, ka shkuar edhe më gjatë, duke i emëruar edhe si ‘dajë të LDK-së’.
“Mos na lashtë zoti pa dajë ... as mua e as LDK-në! ✌️✌️✌️”, ka shkruar Gecaj./Bota sot