U përmend shumë emri i akademikut Kujtim Shala se mund të jetë kandidat i mundshëm për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Poashtu edhe Anton Quni ishte përmendur e madje përkrahur në rrjetet sociale si një kryeministër i ardhshëm nga kjo parti.
Disa burime brenda LDK-së, kanë bërë të ditur për ‘Bota sot’ se Kujtim Shala ishte ai që kishte refuzuar këtë pozitë.
“Nuk dua të digjem me këtë pozitë”, thuhet se ka deklaruar Shala.
LDK-ja e zgjodhi sërish Avdullah Hoti si kandidat për tu bërë edhe njëherë kryeministër nga zgjedhjet e reja.
Ndryshe, Qeveria Hoti është rrëzuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pavlefshmërinë e votës së deputetit minoritat, Ethem Arifi, i cili aktualisht është i dënuar me burg./Bota sot