Profesori Sulejman Mehazi përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me zgjedhjet të cilat janë shumë afër të ndodhin në vendin tonë.
Mehazi është shprehur që nuk duhet votuar partitë politike të cilat do hyjnë në dialog me Serbinë pa këto kushte, transmeton “Bota sot”.
Profesori ndër kushtet që përmend është ajo se një qeveri që së bashku me Kishën Autoqefale Serbe thotë se Kosova është zemra e Serbisë, nuk duhet të hyjë në dialog.
Postimi i plotë
Nuk duhet votuar partitë politike të cilat do hyjnë në dialog me Serbinë pa këto kushte!
-Me një qeveri që s’kërkon falje për krimet dhe gjenocidet e bëra ndaj Kosovës, nuk hyjmë në dialog!
Me një qeveri që në kushtetutë e ka Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë, nuk hyjmë në dialog!
-Me një qeveri që duhet paguar dëmshpërblimet ndaj Kosovës dhe me një qeveri që me këmbëngulje s’lëshon pe ndaj enklavave serbe e për Mitrovicën e Veriut, nuk hyjmë në dialog!
- Me një qeveri që së bashku me Kishën Autoqefale Serbe thotë se Kosova është zemra e Serbisë, nuk hyjmë nê dialog!
Pra a s’është turp të hyni në dialog me Serbinë pa këto kushte argumentuese, studiuese, gjurmuese e të pastërta si loti?