Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, njëherit kryetar i OVL të UÇK-së në Pejë, ka kujtuar dëshmorët e Janarit në një mënyrë të veçantë.
Përmes një video-mesazhi ai ka përmendur të gjithë dëshmorët e këtij muaji.
Syla në fund të kësaj video ka thënë se "Pa janarin e vitit 1999 nuk do të kishte kuptim janari i sotëm i vitit 2021!
Përulje dhe nderim të rënëve për liri! Lavdi!", ka thënë Syla.