Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar sot kolonelin, Tahir Zemaj dhe dy djemtë e tij Enis Zemajn dhe Hasan Zemaj.
Mustafa tha se Tahir Zemaj ishte një profil i lartë ushtarak, i shkolluar dhe shumë i përgatitur për taktika lufte, të cilat i jetësoi duke u inkuadruar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Gjithashtu Mustafa tha se ai pas vetes afroi djemtë më të mirë të Dukagjinit, me idealin e vetëm, çlirimin e Kosovës
Tutje ai theksoi se për vrasjen tronditëse të tij tash e gati dy dekada nuk dihet asgjë teksa LDK, familjarët dhe të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët kërkojnë që kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
Postimi i plotë:
Më 4 janar të vitit 2003 Kosova u trondit nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e Kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, kryetar i FRLDK-së në Deçan.
Tahir Zemaj, ishte një profil i lartë ushtarak, i shkolluar dhe shumë i përgatitur për taktika lufte, të cilat i jetësoi duke u inkuadruar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ai pas vetes afroi djemtë më të mirë të Dukagjinit, me idealin e vetëm çlirimin, e Kosovës.
Kolonel Tahir Zemaj, ishte një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, aktivist dhe i pandalshëm dhe njeri i afërt i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.
Për vrasjen tronditëse tash e gati dy dekada nuk dihet asgjë, ndërsa ne si LDK, familjarët dhe të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre kërkojmë që kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
Sot, në 18 vjetorin e vrasjes makabre të Kolonel Tahir Zemaj, djalit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, ne si Lidhje Demokratike e Kosovës i kujtojmë me nder dhe krenari këta protagonistë të çështjes kombëtare.
Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel Tahir Zemaj, Enis Zemaj dhe Hasan Zemaj!.