Ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia së bashku me kreun e VV-së Albin Kurtin kanë vizituar sot familjen e Muhamet Koskovikut, i cili ishte aktivist i VV-së.
Vitia thotë se, 10 vite pas, kujtojmë me respekt angazhimin e tij dhe shokëve që na mungojnë.
Ky është postimi i plotë i tij:
10 vite pa shokun e aktivistin tonë Muhametin.
Me kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti vizituam bacën Zeqë për të ndarë bashkë kujtimet për Muhametin.
Muhamet Koskoviku ka qenë mik e aktivist i jashtëzakonshëm dhe humbi jetën pas një aksidenti në dhjetorin e 2010 teksa ishte duke punuar në fushatën kur Lëvizja VETËVENDOSJE! garoi për herë të parë në zgjedhje.
Tani, 10 vite pas, kujtojmë me respekt angazhimin e tij dhe shokëve që na mungojnë. Kujtime që na mbushin plot e na motivojnë për më tej.