E dhimbshme: 19 vjeçari viktima më e re nga koronavirusi në Kosovë

Aktuale

E dhimbshme: 19 vjeçari viktima më e re nga koronavirusi në Kosovë

Më: 4 janar 2021 Në ora: 15:06
Ilustrim

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 7 persona si pasojë e virusit Covid-19.

Viktima me e re është 19 vjeç nga Mitrovica, ndërsa rastet tjera vijnë nga Mitrovica, Peja, Istogu, Prishtina dhe Prizreni.

Njoftimi i IKSHPK-së:

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat