Konfirmohet nga QKUK: 19 vjeçarja Nazlije Sherifi ishte e infektuar me COVID-19

Aktuale

Konfirmohet nga QKUK: 19 vjeçarja Nazlije Sherifi ishte e infektuar me COVID-19

Më: 4 janar 2021 Në ora: 16:00
Nazlije Shefiri

Nazlije Shefiri është varrosur sot në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës.

19 vjeçarja që vuante nga një sëmundje e veshkëve ishte edhe e infektuar me COVID-19.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

“QKUK konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si COVID pozitiv nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”.

“E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në mjekimin intensiv-COVID. Por, përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte” thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Kujtojmë se familjarët e 19 vjeçares nuk kishin pranuar se ishte e infektuar, ndërsa e ndjera është varrosur me ekipe speciale dhe nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat