Reagon vëllai i 19 vjeçares që vdiq duke pritur transplantimin e veshkës: IKSHPK ka mashtruar dhe montuar rezultatet sipas qejfit të tyre

Aktuale

Reagon vëllai i 19 vjeçares që vdiq duke pritur transplantimin e veshkës: IKSHPK ka mashtruar dhe montuar rezultatet sipas qejfit të tyre

Më: 4 janar 2021 Në ora: 17:02
Nazilje Sherifi

Vëllai i Nazilje Sherifit, vajzës 19 vjeçare e cila vdiq duke pritur transplantimin e veshkës ka reaguar pasi që IKSHPK e ka renditur Nazlijen ndër të vdekurat nga covid-19.

Ai thotë se IKSHPK ka mashtruar dhe montuar rezultat se ia ka dashur qejfi.

Sherifi thotë se do vijë koha kur do demaskohen të gjithë që po tentojnë të bëjnë padrejtësi në këto ditë të rënda për ne.

Ky është postimi i tij i plotë:

Falenderoj IKSHP per mashtrimet dhe montimin e rezultateve si ia don qefi,do vij koha kur do demaskohen te gjith ata qe po tentojn te bejne pa drejtsi ne keto dite te renda per ne.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat