Lidhja Demokratike e Kosovës, (LDK) ende nuk ka vendosur se si do të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat pritet të mbahen në shkurt, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë “Hoti” .
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj partie, Gazmend Muhaxheri.
“Nuk kemi vendim ende se si do të garojmë në këto zgjedhje”, tha shkurt Muhaxheri.
I pyetur për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me partinë e Behgjet Pacollit (AKR), Muhaxheri tha se për këtë vendosë Kryesia e partisë.
“Nuk kemi diskutuar për koalicioni parazgjedhor me AKR-në, një gjë të tillë e vendosë Këshilli dhe Kryesia e LDK-së”, tha ai.