Deputeti Haziri prezanton anëtarësime të reja në LVV

Aktuale

Deputeti Haziri prezanton anëtarësime të reja në LVV

Nga: A.SH Më: 4 janar 2021 Në ora: 17:34
Fitim Haziri

Në Lëvizjen Vetëvendosje ka filluar tashmë anëtarsimet.

Deputeti i LVV-së, Fitim Haziri, së fundmi ka bërë të ditur disa anëtarsime të reja në Lëvizje.

“Koncepti i Lëvizjes Vetëvendosje po përqafohet kudo, më shumë se kurdoherë më parë”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Postimi në Facebook:

Koncepti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! po përqafohet kudo, më shumë se kurdoherë më parë.

Inxhinieri i Ndërtimtarisë, Isa Gashi, Ekonomisti që jeton dhe vepron në Gjermani, Fatlum Babatinca dhe bashkëvendasi i cili jeton në Francë, Granit Selmani, vendosën të bëhen pjesë e ndryshimit të madh, duke u anëtarsuar në Lëvizje.

Teksa u urova mirëseardhje në VETËVENDOSJE!, diskutuam për punët dhe qeverisjen e mirë që na pret pas zgjedhjeve të reja, dhe vlerësimin e vendin e merituar që Mërgata do ta ketë me Qeverinë Kurti II, gjë që u ka munguar tani e 20 vite me radhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat