Janë bërë 18 vjet që nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt bashkë me djalin e tij, dhe kushëririn e tij.
Ndërsa në këtë përvjetor të tyre, ata i ka përkujtuar Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni.
Quni shkruan se vrasesit e Zemajt ende jetojnë në mesin tonë.
“Nderim e respekt të përjetshëm jetës dhe veprës atdhetare Kolonel Tahir Zemaj, ushtarakut profesionist të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, i cili udhëhoqi suksesshëm betejat e zhvilluara në rajonin e rrafshit të Dukagjinit, duke ja dalur që ti shkaktoj dëme të mëdha armikut serb dhe ti shpëtoi banorët e kësaj zone nga masakrat e planifikuara nga forcat armike”, shkruan mes të tjerave Anton Quni në Facebook.
Ja shkrimi i Qunit:
Në 18 vjetorin e vrasjes së Kolonel Tahir Zemaj, bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin, bëmë homazhe tek varret e tyre.
Nderim e respekt të përjetshëm jetës dhe veprës atdhetare Kolonel Tahir Zemaj, ushtarakut profesionist të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, i cili udhëhoqi suksesshëm betejat e zhvilluara në rajonin e rrafshit të Dukagjinit, duke ja dalur që ti shkaktoj dëme të mëdha armikut serb dhe ti shpëtoi banorët e kësaj zone nga masakrat e planifikuara nga forcat armike.
Edhe pas 18 vjete, ende drejtësia nuk është vendosur dhe vrasësit e ideatorët jetojnë në mesin tonë. Ata duhet të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, Kolonel Tahir Zemaj!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/04/auto_135502507_2752205368377979_131175021157390163_o1609781334.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/04/auto_135462317_2752205415044641_4459388442180945256_n1609781334.jpg)