Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka kujtuar kolonelin dhe heroin kombëtar Tahir Zemajn në përvjetorin e vdekjes së tij.
Gecaj tregoi se si kolonel Zemaj kishte pranuar institucionet shtetërore e ushtarake nën komanën e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova. Teksa në postimin e tij në facebook Gecaj e ka 'goditur' Vjosa Osmanin.
"Vjosa Osmani është mishëruar sot me personin i cili asnjëherë nuk i ka njohur dhe nuk i ka pranuar as ato institucione dhe as Presidentin Ibrahim Rugova!", u shpreh Gecaj, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Heroi i kombit Tahir Zemaj i kishte njohur dhe pranuar institucionet shtetërore e ushtarake nën komandën supreme të Dr. Ibrahim Rugovës! Vjosa Osmani është mishëruar sot me personin i cili asnjëherë nuk i ka njohur dhe nuk i ka pranuar as ato institucione dhe as Presidentin Ibrahim Rugova!
Lavdi jetës dhe veprës së Tahir, Hasan e Enis Zemaj!