Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi thotë se zgjedhjet po vijnë por fjala “vijë e kuqe” nuk do të dëgjohet.
Kjo sipas tij pasi që moralistët e politikës nuk kishin moral politik e nuk e kan problem që gënjyen.
Ashtu si po i heqin vijat e kuqe do i heqin edhe premtimet që bënë ndër vite, thotë Gjoshi.
E thotë se është krenar me PDK-në se nuk e kanë vendosur asnjëherë vijat e kuqe.
Postimi i tij i plotë:
Zgjedhjet po vijnë, por fjala <vijë e kuqe> nuk do të dëgjohet nga moralistët e politikës.
Pse po ndodh kështu?
Sepse asnjëherë nuk kishin aspak moral politik dhe nuk e kanë asnjë problem që ju gënjyen.
Kështu qysh po i shlyjnë vijat e kuqe, kështu do të shlyjnë çdo premtim që e bënë për kaq vite.
Sot jam Krenar me qëndrimin e PDK-së dhe të kryetarit Veseli në gusht 2019 –
Shumë e lehtë ka qenë për PDK-në që të dalim dhe të bëjmë vija të kuqe nëpër studio televizive. Por jo, nuk e kemi bërë asnjëherë.
Në fushatën që po na pret të gjithë do të bijnë në fjalët e PDK-së. Sa interesant t’i shohësh të njejtit politikan nëpër studio televizive me shpuzë në dorë duke fshirë nga fushata e kaluar.