Edhe një anëtar i kryesisë së LDK-së i bashkohet Vjosa Osmanit

Aktuale

Edhe një anëtar i kryesisë së LDK-së i bashkohet Vjosa Osmanit

Nga: A.Morina Më: 4 janar 2021 Në ora: 19:19
Vjosa Osmani

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka njoftuar se anëtari i kryesisë së LDK-së në Prizren, Arsim Berisha i është bashkuar listës së Vjosa Osmanit.

Avdyli tha se Berisha guxon të punoj për ndryshimin bashkë me Vjosën.

"Anëtari i kryesisë së degës së LDK për dy mandate, dhe kryetar i njërës nga nëndegët më të mëdha në Prizren, Dr Arsim Berisha, kryeshefi i QKMF-së në Prizren -GUXON të punoi për ndryshim bashkë #meVjosën", shkroi Avdyli në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Anëtari i kryesisë së degës së LDK për dy mandate, dhe kryetar i njërës nga nëndegët më të mëdha në Prizren, Dr Arsim Berisha, kryeshefi i QKMF-së në Prizren -GUXON të punoi për ndryshim bashkë #meVjosën.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat