Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi ka treguar në emisionin Pressing në T7 se a do të jetë pjesë e listës zgjedhore për deputetë.
Kuçi ka thënë se në vitin 2019 kishte pasur kërkesë për tu futur, pasi ndryshe nuk do ta kishte marrë parasysh .
“Edhe më 2019 kam pasur kërkesë nga kryetari Veseli. Nuk mund ta quaj lutje, kërkesë ishte. E kam pranuar atëherë. Mendoj që e meritoj të pushoj kësaj radhe. Edhe pagën e kam marrë përgjysmë në Kuvend. Ndoshta një ambient që ende nuk e kam gjetur vetën. Gjërat po shkojnë ndryshe. Nuk kam qenë pjesë e komisioneve”, thotë ai.
Kuçi tutje thotë se do të angazhohet që të sigurojë vota për PDK’në.
“Do të angazhohem për PDK’në edhe 20 vjet. Nëse jam gjallë kuptohet”.