Anëtari i PDK-së, Hajredin Kuçi thotë se Gjykatën Speciale, Kosova u detyrua ta pranojë pas presionit të SHBA-së.
Asnjë shkronjë në ligjin për Specialen thotë se nuk e kanë vendosur shqiptarët.
Kuçi tregon se ligji erdhi i paketuar dhe pati presion edhe nga Joe Biden, tani president i SHBA-së
“Pas raportit të Dick Martyt, gjykata u ndërkombëtarizua e Kosova u detyrua ta pranojë. Asnjë shkronjë në ligjin për Specialen nuk e kanë vendosë shqiptarët. Madje ai ligj në shqip u përkthye keq. Na erdhi si ligj i paketuar, në formën merre ose leje(take it or leave it). Kishim presion politik, nuk ndëgjuan kërkesat tona. Kemi tentu që mos të miratohet fare Specialja e pastaj që të bëhet në Kosovë. SHBA në veçanti na bëri presion, Biden që sot është president na ka bërë presion“, deklaroi Kuçi.