Anëtari i PDK’së, Hajredin Kuçi, ka thënë se lideri i VV’së, Albin Kurti, duhet të pranojë rolin e Hashim Thacit në historinë e Kosovës.
Ai ka thënë se Kurti ka ardhur më vonë në skenën politike dhe se nuk bën pjesë në historinë e Kosovës.
“Historia nuk ndryshon, Thaçi është pjesë e saj”, ka thënë ai.
“I kam thënë Thaçit, kundërshtarët e tu dua t’i rrënojnë proceset ku ti ke marrë pjesë”, shtoi ai.
Tutje ai ka thënë se VV njëherë e kundërshtoi Kushtetutën e Kosovës dhe më pas e mbrojti. Kjo e dyta sipas tij është gjë e mirë.