Osmani tha se në mënyrë indirekte, Haziri e ka lutur Osmanin që të kthehet në LDK.
“Nuk ka qenë thirrje e drejtpërdrejtë. Ka hallat e ka dajtë ma ka sjellë pak, por jo të drejtpërdrejtë”, tha Osmani në Kallxo Pernime.
E kur u pyet se nëse jep dorëheqje kryesia e LDK-së, a do të kthehej në parti, Osmani u mendua paksa për ta dhënë përgjigjen.
“Le të largohen, e ejani flasim. Ata e dijnë shumë mirë se çka ndodh nëse ndodh një ndryshim i tillë,. Është situatë e pashpresë aty. I njoh aq mirë sa që pishman nuk i bijnë”, tha Osmani.