"Vetëm Albini dhe Vjosa, i dërgojnë të tjerët në ‘gropën’ e të dështuarve"

Aktuale

"Vetëm Albini dhe Vjosa, i dërgojnë të tjerët në ‘gropën’ e të dështuarve"

Nga: H.O. Më: 5 janar 2021 Në ora: 07:29
Albin Kurti/ Vjosa Osmani

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Bicaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook thotë se tashmë është e qartë se Kosovës duhet me i pri Lëvizja Vetëvendosje me Albin Kurtin dhe listën e Vjosa Osmanit.

Sipas tij, vetëm me një listë me njerëzit që nuk i frikësohen luftës ndaj krimit dhe korrupsionit, i dërgojnë të tjerët në ‘gropën’ e të dështuarve.

Sipas tij, ‘është koha e fundit që me njerëz të devotshëm, që guxojnë, të cilëve nuk ju trembet syri nga kriminelët mujsharë, të fitohen këto zgjedhje dhe të shkojmë përpara’.

Postimi i plotë:

Një gjë tashmë është e qartë si loti, këtij vendi duhet me i pri Lëvizja VETËVENDOSJE me Albin Kurtin në krye, me pjesë të listës - Vjosa Osmanin, së bashku me ekipën e saj, të cilët do duhej të ishin njerëz të fjalës dhe besës!!!

Vetëm në një listë të përbashkët, me njerëz që nuk i frikësohen luftës ndaj krimit e korrupsionit, njerëz të cilët vendin dhe kombin e kanë para çdo gjëje tjetër....të tjerët (të gjithë së bashku), i dërgojmë në "gropën" e të dështuarve, të llumit politik, aty ku e kanë vendin?!

Mjaft e përdhosën vullnetin e popullit!

Është koha e fundit që me njerëz të devotshëm, që guxojnë, të cilëve nuk ju trembet syri nga kriminelët mujsharë, të fitohen këto zgjedhje dhe të shkojmë përpara!

Andaj, të gjithë së bashku, t'ua tregojmë vendin grupeve kriminale politike dhe me dije, guxim, qëndrueshmëri, luftë të pakompromis... ta kthejmë vendin në binarët e duhur!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat