COVID-19 në Kosovë: 7 mijë e 835 raste aktive

Aktuale

COVID-19 në Kosovë: 7 mijë e 835 raste aktive

Më: 5 janar 2021 Në ora: 07:36
Ilustrim

Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 52 mijë e 134 raste nga 188 mijë e 138 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 351 persona me COVID-19 kanë humbur jetën.

Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 7 mijë e 835 raste.

I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 42 mijë e 948 pacientë të shëruar.

IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 169 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit shtatë pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 313 pacientë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat