Profesori dhe opinionisti nga Amerika që vazhdimisht analizon ҫështjet politike në Kosovë, Binak Maxharraj në një shkrim dërguar gazetës, ka kritikuar fushatën e nisur nga kreu i LDK-së Isa Mustafa.
Maxharraj thotë se Mustafa gjithmonë fushatat zgjedhore i nis me kërkimin e vrasësve të veprimtarëve të LDK-së.
Mirëpo, sipas tij LDK-ja dy herë në pushtet kishte njerëzit e saj në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëherë Skender Hysenin e më pas edhe Agim Veliu, por që nuk u zbardh asgjë në këtë drejtim.
Sipas tij, udhëheqësit e LDK-së vazhdimisht rrijnë në Parlament, në qeveri e në institucione me vrasësit e porositësit e vrasjeve të veprimtarëve të tyre, pa guxuar për të marrë ndonjë iniciativë ndaj tyre.
Shkrimi i plotë:
ISA MUSTAFA NË KËRKIM TË KRIMINELËVE?!
Së shpejti në Kosovë do të mbahën zgjedhjet e parakoheshme për shkak të stabilitetit të brishët politik të qeverisë dhe partive politike. Si çdo herë LDK në krye me Isa Mustafën ia ka nisë fushatës elektorale me slloganin:
“Kërkojmë që kriminelët e vrasësve të figurave politike të LDK të dalin para drejtësisë”.Thuajse ata janë penduar dhe vullnetarisht do të dorëzohen sipas thirrjes së Isa Mustafës e LDK-së.
Mençuri akademikësh?!
LDK që 20 vjetë e këndej në çdo palë zgjedhje kërkesën për dënimin e kriminelëve e aktivizon sa për sy e faqe, sa për vota, duke mos marrë asnjë veprim tjetër serioz konkrete për zbardhjen e vrasjeve të aktivisteve të tyre, bile thanë ndryshe as palla nuk u hanë.
Për 20 vjetë udhëheqësia e LDK në krye me Isa Mustafën nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për zbardhjen e këtyre vrasjeve. E, aq më keq janë po këta udhëheqes të LDK të cilët koketojnë me vrasësit dhe porositësit e vrasjeve, rrijnë bashkë me ta në Parlament, në qeveri, në institucione pa guxoftë as të ua përmendin, bile as të nisin ndonjë iniciativë për zbardhjën e ndonjë vrasjeje.
LDK dy herë gjatë qeverisjes e pati ministrin e punëve të mbrendshme, njeherë strucin Skender Hysenin, kurse tani e ka kryestrucin Agim Veliun, e asnjeri asnjëherë, sikur qele gurë gojën nuk kanë guxu as me i përmendë e le më me ndërmarrë diçka për zbardhjën e tyre, sepse ishin të kapur e të shantazhuar nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli të cilëve ju konvenon që këto vresje të mos zbulohen kurrë. Por, edhe aq më keq që gjatë gjithë këtyre 20 viteve patëm një prokurori dhe gjyqësi të zapuar nga politika, nga kokat e mafisë politike sepse shumë prej tyre e kanë mizën pas veshit.
Dhe kështu kërkesa e LDK për zbardhjen e vrasjeve dhe sjelljen e kriminelëve në gjykatë sillet në rrethin vicioz sa për sy e faqe, për tu përmendë vetëm gjatë fushtës elektorale dhe duke u bërë thirrje absurde kriminelëve që”vetë” tu dorëzohen organeve të drejtësisë.
Por, tanimë elektorati është vetedijësuar dhe nuk u besojnë më telalleve dhe tupangjive të LDK për zbardhjen e këtyre vrasjeve për të cilat nuk janë angazhuar bile as për një millimetër në zbardhjen e tyre.
Familjarëve veç u ka humbur besimi në LDK dhe se LDK për këto vrasje bënë zhurmë vetëm gjatë fushatës elektorale, por i mbanë shpresa së këto vrasje do t’i zbardhë Gjykata Speciale në Hagë, pasiqë të dyshuarit për shumë krime gjatë luftës dhe krime kundër njerëzimi si dhe vrasjet politike (mbi 100) gjenden të arrestuar si të dyshuar./Bota sot