Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën të ditur se 19-vjeçarja, Nazlije Shefiri, e cila ndërroi jetë para dy ditësh, ishte e infektuar me COVID-19.
Me anë të një komunikate për media, IKSHPK njofton se mostra e të ndjerës ishte dërguar për testim në këtë institut dy herë, fillimisht me kërkesë të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës me datë 2 janar dhe më pas edhe nga Mjekimi Intensiv Qendror më 3 janar, dhe se në të dyja rastet kishte rezultuar pozitive në SARS-CoV-2.
“IKSHPK njofton se mostrat e pacientes N.Sh. janë testuar sipas protokolleve të punës në laborator, si të gjitha mostrat tjera, duke theksuar se IKSHPK nuk është institucion kompetent për përcaktimin e shkaqeve të vdekjeve të qytetarëve brenda spitaleve të Kosovës”, thuhet met tjerash në njoftim.