Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk e ratifikon marrëveshjen për dërgimin e FSK-së në misione ndërkombëtare, atëherë do të hyjë në histori si legjislatura e turpit.
Këtë koment ai e ka bërë në profilin e tij në Facebook.
“Nëse Kuvendi i Kosovës nuk e ratifikon marrëveshjen historike për dërgimin e FSK-së në misione ndërkombëtare bashkë me ushtrinë e madhe të SHBA-së atëherë kjo legjislaturë do të hyjë në histori si legjislatura e turpit”, ka shkruar ai.