Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ofendoi sot Vjosa Osmanin, duke u marrë me peshën e saj.
“Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po kupton çfarë, qysh konteksti po e them. Unë e di që ajo është tepër e madhe, e gjanë (e gjerë) edhe i duhet hapësirë shumë, po nuk e paskna ditë që duhet komplet një Kryesi me ja lëshu vendin edhe nuk e di a e nxenë”, ka thënë Veliu.
E zyrtarja e VV-së, Tinka Kurti ka thënë në Facebook se Agim Veliu është shumë i vogël, në kuptimin mendjengushtë dhe shpirtngushtë.
Kurti ka kërkuar që Veliu të pensionohet ndershëm.
Postimi i saj:
Unë e kuptoj se ai (Agim Veliu) është i vogël, shumë i vogël. Po e dini në çfarë kuptimi. Mendjengushtë. Shpirtngushtë.
Agim Veliu pensionohu më ndershëm. Nuk mundesh me idiotizma. Rezultatin e tyre e ke pa. As mençëm nuk është për ty por e panevojshme për këdo. Pa pikë rëndësie komentet tua.