Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka uruar Olta Xhaçka, me rastin e marrjes së detyrës së re kryediplomate e Shqipërisë.
Haradinaj-Stublla u shpreh se beson në vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Ministrive të Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Pres vazhdimin e bashkëpunimin për forcimin e kauzës kombëtare në rajon, si dhe intensifikimin e koordinimit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shqipërisë, drejt rrugës për integrimin e plotë Euro-Atlantik të shteteve tona” u shpreh ajo.