Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se e ka mbështetjen e plotë të partisë së tij, për ta udhëhequr qeverinë e re.
Hoxhaj, i cili është kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, është i bindur, se e gjithë stuktura e partisë, po punojnë dhe janë mobilizuar që ai të fitojë dhe të drejtojë Qeverinë.
Hoxhaj para gazetarëve është përgjigjur edhe për mundësinë e shkëmbimit të territoreve.
“Sa i përket qëndrimit të presidentit Thaci, ai ishte që Lugina t’i bashkohej Kosovës, pa u cenu integriteti territorial. Ndërsa, qëndrimi im është që të përfundoj shtetndërtimi i Kosovës”, tha ai.
Hoxhaj lavdëroi veten, duke thënë se është kandidati për kryeministër i pakonkurrencë.