PDK-ja ende nuk ka vendosur rreth koalicionit me Nismën

Aktuale

PDK-ja ende nuk ka vendosur rreth koalicionit me Nismën

Më: 5 janar 2021 Në ora: 13:36
Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj si kandidatë për kryeministër nga PDK, ka folur për mundësin e krijimit të një koalicioni zgjedhor mes subjektit që drejton dhe Nisëms së Fatmir Limajt.

Ai ka deklaruar se sot kanë pasur takim me kryesin e partisë ku kanë diskutuar për plan programin listën e deputetëve dhe koalicionet e mundshme.

“Ne sot kemi pasur një takim të gjatë e me diskutime rreth plan programit politik që do ia ofrojmë qytetarëve, gjithashtu kemi folur për emrat e deputetëve dhe koalicionet e mundshme. Për Nismën ose kë do tjetër ende nuk kemi vendosur jemi duke diskutuar. Ajo që dihet ne do të garojmë nën logon dhe emrin e PDK-së dhe se lista e deputetëve tanë do të jetë më e mira” – deklaroi Hoxhaj.

Po ashtu Hoxhaj theksoi se në listën për deputet nga PDK do të jenë edhe dy kandidatë nga Lugina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat