Hoti jep lajmin e shumëpritur për Ushtrinë e Kosovës, ky është vendimi i Qeverisë

Aktuale

Hoti jep lajmin e shumëpritur për Ushtrinë e Kosovës, ky është vendimi i Qeverisë

Nga: M.H Më: 5 janar 2021 Në ora: 13:50
Avdullah Hoti

Sot në ora 18:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për dërgimin e FSK-së në misione me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Lajmin e bëri publik edhe vet kryeministri në detyrë Avdullah Hoti.

Hoti përmes një shkrimi në facebok u shpreh që me kërkesën e tij do të mbahet sot seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, transmeton “Bota sot”.

Hoti tregoi që  në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Republikës së Kosovës me 31 dhjetor 2020, ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Ndër të tjera Hoti tha se ky është rezultat i përgatitjes dhe profesionalizmit të vajzave dhe djemve tanë në FSK

Postimi i plotë

Me kërkesën time, sot prej orës 18:00 do të mbahet një Seancë e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës: Marrja e vendimit për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Republikës së Kosovës me 31 dhjetor 2020, ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ky vendim i është dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës me propozimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane.

Ky është rezultat i përgatitjes dhe profesionalizmit të vajzave dhe djemve tanë në FSK, si dhe i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me vendin mik të përjetshëm, ShBA-në.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat