“Logjikë fashiste” - Latifi i del në mbrojtje Osmanit pas ofendimeve të Veliut

Aktuale

“Logjikë fashiste” - Latifi i del në mbrojtje Osmanit pas ofendimeve të Veliut

Nga: A.Morina Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:13
Blerim Latifi

Filozofi Blerim Latifi ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut për u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.

Latifi tha se pavarësisht se e ka kritikuar ashpër publikisht Osmanin, sulmet që po i bëhen duke marrë për bazë fizikun e saj janë të papranueshme.

"Në shumë raste e kam kritikuar ashpër publikisht dhe vazhdoj të jem shumë skeptik për potencialin e saj politik, por sulmet që po i bëhen duke marrë për bazë fizikun e saj, nuk më duken aspak normale. Është logjikë fashiste ta gjykosh politikisht dikë nisur nga tiparet e fizikut të tij", shkroi Latifi në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Vjosa Osmani asnjëherë nuk më ka bindur politikisht për ndonjë gjë. Në shumë raste e kam kritikuar ashpër publikisht dhe vazhdoj të jem shumë skeptik për potencialin e saj politik, por sulmet që po i bëhen duke marrë për bazë fizikun e saj, nuk më duken aspak normale. Është logjikë fashiste ta gjykosh politikisht dikë nisur nga tiparet e fizikut të tij. Sot në Kosovë ka shumë gra në politikë që janë viktima të kësaj logjike.Politika është punë e mendjes, e jo e peshës apo kapacitetit fizik. Kujtoni Wolfgang Schäuble-n, politikanin e famshëm gjerman, i cili tash e 30 vjet është i paralizuar në këmbë dhe lëvizë me karrocë invalidësh, por kjo nuk i ka penguar gjermanët që t'i besojnë drejtimin e ekonomisë gjermane dhe shumë institucioneve tjera, përfshirë edhe Bundestagun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat