Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, ka reaguar ashpër ndaj Agim Veliut, i cili e fyeu Vjosa Osmanin.
Familja Imeri ka akuzuar Agim Veliun për lidhje biznesore me Latif Gashin.
Sipas familjes Imeri, Gashi ishte një prej shefave të vrasjeve politike të LDK-së dhe drejtor i SHIK-ut.
Ai akuzon Veliun se është aksionar në Grand Store me Latif Gashin.
Postimi i plotë:
Agim Veliu paska paralajmëruar fundin e tij në politikë. Ofendimi i tij ndaj Presidentes Vjosa Osmani do ti kthehet bumerang në zgjedhje.
Ai do të ikën me bisht nën shale siç iku edhe nga vendlindja e tij Podujeva. Albin Kurti e rrahu guxhuma kresë Gimo Mustaqin..?
Për hir të leshit që mban në fytyrë do të ishte humane të na shpjegosh lidhjen tënde në biznes, me njërin nga shefat e vrasjeve të figurave politike të LDK-së drejtorin e SHIK-ut, Latif Gashi.
Si është mundur të jeni aksionar në Grand Store përmes djemve miqve dhe vëllezërve. Djali yt Naseri është menaxher ndërsa vëllezërit e Latif Gashit kryejnë punët operative apo jo?