Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, ka publikuar disa fotografi nga kulla e tij, në Llaushë, ku po vërshohet nga vizitat e shumta të qytetarëve anë e mbanë Kosovës.
Geci në mbishkrimi ne këtyre fotografive ka shkruar se LDK-ja nuk është e tij, as e Isa Mustafës, por as e Vjosa Osmanit.
Sipas tij, LDK-ja është e ktyrë djemve të rinj nga mbarë Kosova.
Ai thotë se këta djem do ta mbrojnë shtëpinë e tyre që ua la amanet Ibrahim Rugova.
Ja postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është e imja nuk është e Isa Mustafës as e Vjosa Osmanit, por është e këtyre djemve te rinj nga mbarë Kosova dhe për këtë arsye këta djem do ta mbrojnë shtëpinë e tyre që u ka lan amanet presidenti Rugova dhe amanetin do ta trashëgojmë brez pas brezi.
Zoti e bekoftë rinin e Kosovës zoti e bekoftë Amerikën zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është e imja nuk është e Isa...
Posted by Gani Geci on E martë, 5 Janar 2021