Shpërthimi në Ferizaj, flasin të mbijetuarit: Menduam se ishte tërmet

Aktuale

Shpërthimi në Ferizaj, flasin të mbijetuarit: Menduam se ishte tërmet

Më: 5 janar 2021 Në ora: 16:37
Shperthimi

Dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit që ka ndodhur sot në Ferizaj.

Aktualisht, një numër i caktuar i të plagosurve po trajtohen në Spitalin e Ferizajt, teksa nëntë prej tyre janë transportuar për në QKUK.

Nga QKUK i kanë thënë lajmi.net se të lënduarit janë në sallën operative për trajtimin e plagëve.

E për momentin e shpërthimit janë rrëfyer edhe disa nga dëshmitarët.

“Kemi menduar se ishte tërmet. Është dashtë me i nxjerr njerëzit nga aty”, ka thënë njëri nga personat që gjendej brenda lokalit ku ndodhi shpërthimi, e i cili po ashtu ka pësuar lëndime.

Mediat lokale në Ferizaj kanë publikuar pamje nga Spitali atje, ku shihet puna intensive e personelit mjekësor për trajtimin e të lënduarve.

Shpërthimi në Ferizaj ishte aq i fuqishëm, sa që në pamjet e publikuara është vërejtur se janë thyer edhe xhamat e banesave që gjenden afër vendit ku ka ndodhur shpërthimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat