Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka vizituar të plagosurit nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi sot në këtë komunë.
Aliu me anë të një postimi në Facebook i ka cilësuar si të tmerrshme pamjet nga ky shpërthim
Ai ka uruar që nga ky rast të mos shënohet asnjë viktimë, teksa deri më tani janë konfirmuar 42 të lënduar.
Postimi i plotë:
Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restaurantet në kompleksin “Village” në Ferizaj.
Ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje.
Uroj të mos shënohet asnjë viktimë e gjithashtu gjatë vizitës që i bëra, i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve.
Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm që me përpjekje mbinjerëzore po japin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur shëndetin e të lënduarve.