Deputeti i AAK-së Haxhi Shala ka njoftuar se asambleisti i Nismës Socialdemokrate Vehbi Berisha ka aderuar në AAK.
Po ashtu, Shala ka thënë se Berisha ishte nënkryetar i degës së NISMA Socialdemokrate në Drenas.
“Vehbiu ka qenë asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit për dy mandate, ku në mandatin e fundit ka qenë i angazhuar në partinë e lartë përmendur”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot ka aderuar në Aleancë edhe asambleisti Vehbi Berisha.
Fuqishëm, rrugëtimit tonë politik në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i’u është bashkuar edhe asambleisti dhe nënkryetari i degës së NISMA Socialdemokrate në Drenas, Vehbi Berisha.
Vehbiu ka qenë asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit për dy mandate, ku në mandatin e fundit ka qenë i angazhuar në partinë e lartë përmendur.
Nga sot, Vehbiu e ka shprehur vullnetin që rrugëtimin e tij politik ta vazhdojë me AAK-në.
HSH