Deklarata e Agim Veliut për Vjosa Osmanin, vjen reagimi i ashpër nga Arbërie Nagavci

Aktuale

Deklarata e Agim Veliut për Vjosa Osmanin, vjen reagimi i ashpër nga Arbërie Nagavci

Nga: N. H Më: 5 janar 2021 Në ora: 18:40
Arbërie Nagavci dhe Albin Kurti

Lidhur me deklaratën e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në adresë të ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka reaguar edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci.

Nagavci përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se deklarata e sotme e Veliut në lidhje me dukjen e u.d të Presidentes, zn. Vjosa Osmani është sa e papranueshme aq dhe e dëmshme.

“Edhe pse kjo deklaratë në fakt flet për vet zt. Veliu, për mënyrën e tij të të menduarit, po aq flet edhe për atë se si fateqësisht numër i konsiderueshëm i burrave, qofshin ata edhe përfaqësues politik e me funksione të larta, i zhvillojnë betejat politike ndaj kundërshtarëve, e sidomos ndaj grave. Në mënyrën më të lehtë, të pahijshme e denigruese”, shkruan ajo.

Ja shkrimi saj:

Deklarata e sotme e zv.kryetarit të LDK, ministrit aktual e ish ministrit të arsimit nga LDK, zt. Agim Veliu në lidhje me dukjen e u.d të Presisdentes, zn. Vjosa Osmani është sa e papranueshme aq dhe e dëmshme.

Edhe pse kjo deklaratë në fakt flet për vet zt. Veliu, për mënyrën e tij të të menduarit, po aq flet edhe për atë se si fateqësisht numër i konsiderueshëm i burrave, qofshin ata edhe përfaqësues politik e me funksione të larta, i zhvillojnë betejat politike ndaj kundërshtarëve, e sidomos ndaj grave. Në mënyrën më të lehtë, të pahijshme e denigruese.

Zt. Veliu, nënkryetari i LDK-së i është drejtuar zn. Osmani, ish partiakes së tij, por njëkohësisht ky është një mesazh për ata e sidomos për ato që mendojnë ndryshe, e që veprojnë në bazë të bindjeve të tyre. Pra nuk përballin të vërtetën me argumente, por zgjedhin që me deklarata poshtëruese të frikësojnë gratë që mendojnë e veprojnë me kokën e tyre.

Ajo çfarë kemi nevojë është të inkurajojmë gratë e vajzat të merren me politike dhe gjithë çfarë ato dëshirojnë, t’i mbështesim e së paku të ofrojmë mundësi të barabarta. Koha e Agim Veliut në politikë ka përfunduar, mesazhin ia dhanë qytetarët e Podujevë së fundmi, por është koha që të përfundojë edhe mendësia patriarkale dhe të qenurit e të tillëve në pozita vendimarrëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat