(E plotësuar 20:41) - Me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar Propozim-Vendimin e Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Të gjitha grupet parlamentare fillimisht u shprehen pro këtij vendimi teksa kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të rrisë buxhetin dhe përkrahjen për FSK-në. E aty këtu pati edhe kritika.
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu tha se është fat që Gjykata Kushtetuese ende nuk ka publikuar aktvendimin për votimin jo-kushtetues të Qeverisë Hoti, pasi në këtë mënyrë nuk do të mund të miratohej ky vendim.
Me gjithë kritikat që pati, Aliu tha se do të votojnë pro dërgimit të Kontigjentit të FSK-së jashtë vendit.
E sipas tij, për vendimin e marrë sot është meritore SHBA.
Aliu: SHBA është meritore që po merret ky vendim sot
“Është meritë e përfaqësuesve të SHBA-së, që ky vendim sot po merret, mbase ua kanë kujtuar ata, se mos t’ua kishin përkujtuar ata nuk ishim marrë fare, e kishim harru këtë punë. Pra, që të vije diçka kështu shpejt e shpejt e kësaj rëndësie kaq të madhe është dëshpruese por ne do ta votojmë. Edhe pse e dimë që këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me dështim të Ministrisë së Mbrojtjes, kemi të bëjmë edhe me dështim të misonit diplomatik, të letrave që pritej të vinin nga shette përkatëse. Është dashur të merremi me këtë punë më herët dhe që të mos na ndodh gjithçka në sekondat e fundit”, tha Aliu.
E shefi i GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, duke iu kundërpërgjgijur parafolësit të tij, tha se i vjen mirë që ndonjëherë kërkesat specifike të një ambasadori të një vendi janë të pranueshme për të gjithë. Teksa shtoi se nuk është mirë që edhe në këtë moment kaq të rëndësishëm për Kosovën po shfaqet mllefi i ditëve të fundit.
Gashi: Më vjen mirë që kërkesat e ambasadorëve të një vendi të rëndësishëm qenkan të pranueshme nga të gjithë
“Më vjen mirë që kërkesat e ambasadorëve të një vendi të rëndësishëm qenkan të pranueshme nga të gjithë. Po ashtu, po më vjen mirë që janë të pranueshme kërkesat specifike. Po më vjen keq që po dëgjoj edhe këtu atë mllefin e sharrës së ditës së fundit apo të thikave të para do ditëve. Ajo që duhet të shohim ne sot këtu, është se sot Ushtria e Republikës së Kosovës, me lejen e Kuvendit të Republikës të Kosovës, shkon në një mision paqeruajtës me kërkesë të komandës qendrore të SHBA-së. Nuk ëhstë pak, është shumë për një shtet të vogël si Kosova. Pra, sot ëshët një ditë e madhe për Kosovën. Sot, Kuvendi i R. Kosovës ka nderin të fillojë me këmbë të mbarë vitin e ri, duke autorizuar pjesëmarrjen e ushtrisë në misione paqeruajtëse në botë, në kuadër të ushtrisë amerikane, respektivisht në kuadër të gardës kombëtare të shtetit të Ioëa-s... Ne e përkrahim në plotni, pa hezitim, pa dyshim, këtë aleancë të pathyeshme”, tha ai duke shtuar se ky është ndoshta një hap i vogël në botë, por i madh për Kosovën.
Shefja e grupit parlamentar të PDK-së, Ganimete Musliu u shpreh se ky vendim është dashur të jetë vendimi i parë i kësaj legjislature.
Musliu: Ky vendim sot dëshmon luftën e drejtë të UÇK-së
“Pse u dasht që një vendim i tillë t’i vijë Kuvendit të Republikës të Kosovës në mënyrë të përshpejtuar dhe brenda 2-3 orëve të kalohet në komision e edhe tani në Kuvend. Kjo vonesë është si pasojë e neglizhencës dhe e mosnjohjes së rëndësisë së FSK-së dhe Ushtrisë së Kosovës. Djemtë dhe vajzat e FSK-së tani më krenarë se kurrë do të rreshtohen përkrahë ushtarëve amerikanë ëpr të ruajtur paqen në botë, ashtu siç me krenari u rreshtun djmetë dhe vajzat e UÇK-së në vitin 1999 për të çliruar Republikën e Kosovës nga okupatori serb... Ky vendim sot dëshmon edhe njëherë që UÇK bëri luftë të drejtë dhe të pastër për vendin dhe popullin e tij”, tha Musliu.
Në emër të AAK-së, Daut Haradinaj tha se Ushtria e Kosovës po e jetëson amanetin e Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës.
Sipas tij, kjo është ngjarja më e mirë e kësaj ligjeslature, pasi për herë të parë FSK-ja do të jetë përkrah ushtrisë amerikane.
Haradinaj: Vendimi i sotëm është meritë e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit, meritë e mijëra dëshmorëve dhe martirëve
“Përherë të parë ushtria jonë do të jetë përkrah ushtrisë më të fortë në botë, ushtrisë amerikane. Kjo është meritë e shumë brezave që kanë sakrifiku për me ardh deri tek liria, e mijëra dëshmorëve e martirëve të Kosovës. Është meritë e Ibrahim Rugovës, meritë e Adem Jasharit, është meritë e të gjithë atyre që kanë kontribu për me kriju një strukturë të sigurisë e cila do të jetë krah ushtrisë, e besoj që shumë shpejt edhe pjesë e NATO-s”, tha Haradinaj.
Shefi i GP NISMA – AKR, Endrit Shala tha se ky është hapi i parë i rëndësishëm për të shpërndarë Ushtrinë e Kosovës nëpër botë.
Shala: Ushtarët e Republikës të Kosovës të shkojnë dhe të kthehen faqebardhë nga misionet jashtë vendit
“Ne si grup parlamentar NISMA-AKR, 6+ do të votojmë për dhe njëkohësisht në emër të grupit u bëjmë kërkesë të gjithë ushtarëve dhe ushtareve të Republikës të Kosovës: shkoni dhe kthehuni faqebardhë, luftoni për liri9në dhe paqen në botë, kthehuni me fitore, garantoni lirinë dhe paqen në botë, ashtu siç dini ju më së miri”, tha Shala.
Miratohet në Kuvend: FSK do dërgohet në misione paqeruajtëse me ushtarët amerikanë
Në Kuvendin e Kosovës është miratuar vendimi për dërgimin e kontigjentit të FSK-së në misione jashtë vendit.
Pro këtij vendimi kanë votuar 92 deputetë.
Ky vendim nënkupton që në bazë të ftesës së SHBA-ve, kontigjente të FSK-së do të dërgohen në misione jashtë vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës, pra Ushtrinë Amerikane.
Në kuadër të së njëjtit, FSK do të jap mbështetje të stabilitetit rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse për Ushtrinë Amerikane.
Deputetët njëzëri janë shprehur pro këtij vendimi duke thënë se kjo ditë historike është pritur që një kohë të gjatë për Ushtrinë e Kosovës.
Quni: FSK-ja radhitet përkrah partnerëve strategjikë për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në seancën e jashtëzakonshme për FSK-në, tha se mundësia për të kontribuuar në kuadër të gardës kombëtare të IOWA-s është njëkohësisht një mundësi, por edhe detyrim për të vënë kontributin tonë në misionin e përbashkët për paqen dhe sigurinë botërore.
Ai tha se Ministria e Mbrojtjes si dikaster përgjegjës qeveritar për mbrojtjen e sigurisë sipas kërkesës së SHBA-së të adresuar përmes ambasadës amerikane në Prishtinë lidhur me bashkëzbarkimin në misione për ofrimin e mbështetjes për stabilitet rajonal dhe operacione paqëruajtëse ka konsideruar kërkesën dhe të njëjtës i është përgjigjur pozitivisht.
Quni: Është një mundësi unike jo vetëm për FSK-në, por edhe për Kosovën
“Ministria e Mbrojtjes ka bashkërenduar veprimet edhe me institucione të tjera përmes rrugëve institucionale dhe diplomatike, por edhe i ka ndërmarr të gjitha veprimet procedurale për të realizuar kërkesat ligjore sa i përket bashkëzbarkimit të pjesëtarëve të FSK-së në kuadër të gardës kombëtare të shtetit të IOWA-s. Kosova tashmë ka një traditë bashkëpunimi me shtetin e IOWA-s në shumë fusha, prandaj mundësia që FSK-ja t’i bashkohet gardës në misione paqëruajtëse ndërkombëtare është një mundësi unike jo vetëm për FSK-në, por edhe për Kosovën për të fuqizuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar dhe për të promovuar atë si një faktor me rëndësi edhe në paqen dhe sigurinë botërore”:, tha ai.
Quni tha se përkushtimi, integriteti dhe profesionalizmi i FSK-së po vlerësohet edhe në aspektin ndërkombëtar, andaj shtoi se ky është një momentum histroik të cilën Kosova duhet ta shfrytëzojë.
Quni: FSK-ja radhitet përkrah partnerëve strategjikë për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë
“FSK-ja jo vetëm që po vlerësohet me nota më të larta brenda Kosovës nga qytetarët e saj ku për të nëntën herë është shpallur institucioni me besueshmërinë më të lartë, por të njëjtin vlerësim kanë reflektuar edhe tek partneri ynë strategjik SHBA që përfaqësojnë vlerat më të larta demokratike. Prandaj është një momentum shumë i veçantë për Kosovën që përveç një mundësie historike ku FSK-ja radhitet përkrah partnerëve strategjikë për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë në nivelin ndërkombëtar, njëkohësisht është një reflektim që të shohim prapa dhe të shprehim falënderim dhe mirënjohjen shumë të lartë për mbështetjen e pakursyer për të gjithë partnerët tanë”, tha ai.
Andaj, ka kërkuar nga deputetët që të mbështesin këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.
Quni: Kërkoj nga ju që të miratoni vendimin e qeverisë së Kosovës
“Mundësia për të kontribuuar në kuadër të gardës kombëtare të IOWA-s është njëkohësisht një mundësi, por edhe detyrim për të vënë kontributin tonë në misionin e përbashkët për paqen dhe sigurinë botërore. Të nderuar deputetë, vendimi për t’iu bashkuar ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse ndërkombëtare është shprehje e përkushtimit të institucioneve të Kosovës për t’i kontribuuar paqes dhe sigurisë botërore. Prandaj,. Kërkoj nga ju që të miratoni vendimin e qeverisë së Kosovës për të mundësuar realizimin e dërgimit të përbashkët të kontingjentit të FSK-së në kuadër të gardës kombëtare të IOWA-s”, tha ai
***
Hoti: Dërgimi i Kontingjentit të FSK-së në Ajoa konfirmim i rrugëtimit tonë euroatlantik
Në Kuvendin e Kosovës është miratuar vendimi për dërgimin e kontigjentit të FSK-së në misione jashtë vendit.
Pro këtij vendimi kanë votuar 92 deputetë.
Ky vendim nënkupton që në bazë të ftesës së SHBA-ve, kontigjente të FSK-së do të dërgohen në misione jashtë vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës, pra Ushtrinë Amerikane.
Në kuadër të së njëjtit, FSK do të jap mbështetje të stabilitetit rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse për Ushtrinë Amerikane.
Deputetët njëzëri janë shprehur pro këtij vendimi duke thënë se kjo ditë historike është pritur që një kohë të gjatë për Ushtrinë e Kosovës.
Kryeministri Avdullah Hoti tha sonte se dërgimi i Kontingjentit të FSK-së në Ajoa është konfirmim i rrugëtimit euroatlantik të Kosovës.
Këto komente Hoti i bëri gjatë seancës së jashtëzakonshme që po mbahet për miratimin e propozim-vendimit të Qeverisë të Kosovës për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, ku tha se përmes këtij misioni konfirmohet edhe besimi i partnerëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe ligjore për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të gardës kombëtare të Ajoas, në misionin paqeruajtës me qëllim të sigurimit të stabilitetit rajonal në regjionin e komandës qendrore amerikane.
Hoti: Dërgimi i Kontingjentit të FSK-së në Ajoa konfirmim i rrugëtimit tonë euroatlantik
“Kjo mundësi që na jepet konfirmon besimin e partnerëve tanë strategjikë për rolin e Kosovës jo vetëm në sigurinë rajonale por edhe në sigurinë ndërkombëtare. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar kontingjentin e FSK-së jashtë vendit tregon se Kosova mbetet e përkushtuar ta rrisë bashkëpunimin me SHBA-të dhe vendet aleate. Këtë mision duhet ta konceptojmë, jo vetëm si një detyrë në kuadër të marrëdhënieve tona ndërkombëtarë, por si një konfirmim të rrugëtimit tonë euroatlantik. Me këtë vendim sonte vendoset gurthemeli i radhës në rrugën tonë të integrimit euroatlantik të shtetit të Kosovës”, tha Hoti.
Tutje, kreu i ekzekutivit para deputetëve tha se duke u votuar ky propozim i Qeverisë së Kosovës do të bëhet realitet ëndrra e kahershme e brezave të tërë në Kosovë.
Gashi i përgjigjet Aliut: Edhe sot po e dëgjoj mllefin e thikave në harta të para disa ditëve
Kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka marrë fjalën në seancën ku pritet të votohet vendimi për dërgimin e ushtrisë së Kosovës në misione paqëruajtëse.
Ai iu është përgjigjur deklaratës së u.d të shefit të deputetëve të VV-së, Liburn Aliu i cili kritikoi qeverinë për kohën që është sjellur në Kuvend ky vendim
Gashi ka thënë se edhe sot e dëgjoi në Kuvend mllefin e thikave dhe sharrave të para disa ditëve.
“Nganjëherë kërkesat e ambasadorëve të një vendi të rëndësishëm janë të pranueshme për të gjithë. Po më vjen keq që po dëgjoj edhe këtu atë mllefin e sharrës së ditës së fundit, apo thikave të para disa ditëve. Ajo që ne duhet të shohim sot këtu është se sot ushtria e Kosovës me lejen e Kuvendit të Kosovës shkon në një mision paqëruajtës me kërkesë të komandës qëndrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk është pak, është shumë për një shtet të vogël si Kosova.”, tha Gashi.
Më tutje, Gashi tha Kuvendi ka nderin që këtë vit ta fillojë me këmbë të mbarë.
“Pas një viti të vështirë, sot Kuvendi i Kosovës ka nderin të fillojë me këmbë të mbarë vitin e ri, duke autorizuar pjesëmarrjen e ushtrisë në misione paqëruajtëse në botë në kuadër të gardës kombëtare të shtetit të Iowas. Ky ndoshta është hap i vogël për paqen në botë, por hap i madh për Kosovën. Ushtria e Kosovës e cila u ngjiz në luftën çlirimtare për liri dhe pavarësinë e Kosovës, sot do të jetë një kontribuese për paqe në botë, si aleance dhe partnere e SHBA-ve. Shtet ky që kontriboi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e ushtrinë e saj.”, tha Gashi.
Ndër të tjera, Gashi tha se ushtria e Kosovës e cila edhe me Kushtetutë është garant i paqes, lirisë dhe sigurisë tonë, nga sot do të kontriboj që paqja të vendoset e të mirëmbahet kudo në botë.
***
U.d i shefit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë se vendimi i qeverisë për dërgimin e FSK-së në mision paqëruajtës me NATO-n ka ardhur në moment të papërshtatshëm.
Ai ka qenë i ashpër me qeveritarët duke thënë se çfarë do të ndodhte nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë do të vinte para vendimit për dërgimin e FSK-së në misione paqëruajtëse.
“Misioni për dërgimin i FSK-së jashtë vendit në mision paqëruajtës do të dështonte. Pra një çështje kaq e rëndësishme dhe strategjike është vu në një lloj llotarie që në fundështë marrë vendim. Nuk e di a keni marrë vendim apo ua kanë rikujtuar që duhet ta merrni këtë vendim, është meritë e SHBA-ve ky vendim, jo i juaji. Që të vijë diçka shpejt e shpejt e kësaj rëndësie kaq të madhe është dëshprim.”, tha Liburn Aliu.
Megjithatë, VV ka vendosur të votojë pro vendimit të qeverisë.
Nis seanca e jashtëzakonshme për FSK-në
Me 30 minuta vonesë ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për dërgimin e kontingjentit të Forcës së sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Me 84 vota është miratuar shmangia e procedurave për propozim-vendimin për dërgimin e Kontigjentit të Forcës së sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Kryeministri Avdullah Hoti tha se duke u votuar ky propozim i Qeverisë së Kosovës do të bëhet realitet ëndrra e kahershme e brezave të tërë në Kosovë.
“Me këtë vendim vendoset gurthemeli i radhës në rrugën eruoatlantike të Kosovës. Me këtë vendim ne renditemi përkrahë partnerëve tanë”, tha ai.