Qyteti i Ferizajt gjatë ditës së sotme është tronditur nga një shpërthim i një bombole gazi që ndodhi pasditen e sotme në kompleksin “Village”.
Nga ky shpërthim u lëndua 44 persona.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar QKUK-në, ku po trajtohen 15 persona me gjendjen më të rëndë.
Sipas tij, të gjithë të lënduarit janë duke e marr trajtimin maksimal në Emergjencë në Prishtinë dhe në Spitalin e Ferizajt.
Postimi i plotë:
Nga shpërthimi i sotëm në Ferizaj, 15 qytetarë nga spitali i Ferizajt janë sjellë në Klinikën Emergjente në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.
Gjatë vizitës të të lënduarve në Emergjencë, pash përkushtimin dhe trajtimin që po ju bëhet nga personeli shëndetësor.
Të gjithë të lënduarit në Emergjencë po ashtu edhe në Spitalin e Ferizajt, janë duke marrë trajtimin maksimal.
Shërim të shpejtë të lënduarve!
Nga shpërthimi i sotëm në Ferizaj, 15 qytetarë nga spitali i Ferizajt janë sjellë në Klinikën Emergjente në Prishtinë...
Posted by Armend Zemaj on E martë, 5 Janar 2021