Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u shpreh i tronditur nga lajmi për lëndimin e 42 qytetarëve të Kosovës, në mesin e të cilëve ka edhe të mitur, nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal afarist në Ferizaj.
Hoti uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve, ndërsa kërkoi edhe zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.
Postimi i plotë:
Të gjithë të lënduarve ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim pranë familjeve të tyre. Duhet sa më parë të zbardhen rrethanat e këtij rasti