Haradinaj për dërgimin e Ushtrisë në SHBA: Është meritë e Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit e të gjithëve që kontribuan

Aktuale

Haradinaj për dërgimin e Ushtrisë në SHBA: Është meritë e Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit e të gjithëve që kontribuan

Më: 5 janar 2021 Në ora: 19:23
Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj nga foltorja e Kuvendit, ka përgëzuar të gjithë akterët ndër breza për atë që quhet si sukses i madh për Kosovën e që është marrja pjesë e Ushtrisë së Kosovës, në misione paqëruajtëse së bashku me Ushtrinë amerikane.

“Është meritë e Ibrahim Rugovës, Adem Jashari, dhe gjithë atyre që kanë kontribuar ndër breza”, tha Haradinaj.

Ai u shpreh i lumtur që personalisht ka mundësinë që të marrë pjesë në këtë votim dhe subjekti në të cilin është Shef i Grupit Parlamentar po ashtu.

Në Kuvendin e Kosovës është miratuar vendimi për dërgimin e kontigjentit të FSK-së në misione jashtë vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat