Infektologu Ilir Tolaj, ka folur për vaksinën anti-covid e cila në Kosovë pritet që të vijë në muajin prill.
Ai tha se ardhja e vonshme e vaksinave në Kosovë, është neglizhencë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, pas qësiç tha ai, kjo çështjeështë dashur të mendohet më herët.
“Nuk mund të amnistojmëaskënd për diçka që janë përgjegjës, në momentin kur kanë filluar zbulimet e vaksinave dhe vaksinat e caktuara kanë arritur në fazat e caktuara të zhvillimit të tyre nëveçanti nëfazën dy dhe tre ajo ka qenë koha kur autoritet e Kosovësështë dashur që tëvejnëkontakte ose indirekt me prodhuesit ose dhe t’i sigurojnëvaksinat e caktuara edhe tani nuk është vonë. Po është njëneglizhencë e Ministrisë edhe IKSHPK-së të cilët është dashur që ta mendojnë këtë çështje nëmënyrë më të përgjegjshme dhe kuptohet ti ndërmarrin hapat konkret për sigurim e vaksinës”, tha Tolaj.
Ai tha se ardhja e vaksinave në Kosovë e pamundëson edhe përhapjen e valës së tretë të Coronavirusit.
“A do të ketë valë të tretë do të varet shumë sa do të jemi nëgjendje të sigurojmëvaksinën, nëse vaksinat do të sigurohen ashtu siç po proklamohet nga autoritetet me siguri se shansetpër valën e tretë do të jenë minimale”, tha ai.