Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka postuar një fotografi në rrjetin social facebook, ku shihen të gjithë deputetët e subjektit të tij teksa bëjnë përshendetjen ushtarake- “salute”.
Krejt kjo vije pas votimit të dërgimit të Ushtrisë së Kosovës në misione paqeruajtëse në SHBA.
Dërgimi i Ushtrisë së Kosovës u votua me shumicë absolute, madje deputetët u ngritën në këmbë për të përshëndetur këtë vendim pas votimit.
Ndryshe, pas votimit në Kuvend, ka pasur reagime të shumta pozitive në Kosovë.