Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka bërë të njohur se sot gjatë ditës kanë pritur në takim kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhajn.
Nga fotografitë e postuara nga Lushtaku shihet se nuk ka distancë mes pjesëmarrësve e as maska.
Postimi i tij i plotë:
Me strukturat e degës së Partisë Demokratike të Kosovës, pritëm në takim kandidatin për kryeministër nga PDK, profesorin Enver Hoxhaj. Skenderaj ashtu si gjithmonë, është i përgatitur për fitoren e radhës të PDK-së.
Ne jemi ballëhapur para qytetarëve të vendit për të kaluarën tonë politike e kombëtare. Të gjitha zhvillimet më të rëndësishme për vendin, janë bërë në kohën e qeverisjes së PDK-së. PDK ka qenë, është dhe mbetet lokomotivë e zhvillimit të vendit tonë!
Skenderaj dhe Drenica do të mbështesin fuqishëm PDK-në si alternativën e vetme për të mirën e vendit! SL