Ferati pas votimit për FSK-në pjesë e misioneve paqeruajtëse: Krenar që pata rastin të votoj

Aktuale

Ferati pas votimit për FSK-në pjesë e misioneve paqeruajtëse: Krenar që pata rastin të votoj

Nga: G.B Më: 5 janar 2021 Në ora: 20:18
FSK

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar që FSK të dërgohet në misione paqeruajtëse me ushtarët amerikanë, përcjell Bota sot.

E deputeti i LDK-së, Ilir Ferati, ka thënë se ndihet krenar që ka pasur rastin të votojë për këtë si deputet.

Ai ka falënderuar SHBA-në, aleatin tonë të përhershëm.

Postimi i tij i plotë:

Ushtria jonë nga sot, pjesë e misioneve paqeruajtëse!

Në regjionin e Komandës Qendrore Amerikane U.S Central Command. FSK-ja e Republikës së Kosovës krahas ushtrisë më të fuqishme në botë, Gardës Kombëtare të Iowas!

Faleminderit aleatit tonë të përhershëm!

Krenar që pata rastin të votoj këtë vendim si Deputet i Kuvendit të Republikës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat