Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu ndaj ish anëtares së kësaj partie, Vjosa Osmanit.
Ajo në postimin e saj në Facebook, e ka quajtur ofendimin e Veliut për Osmanin të ulët, dhe në kundërshtim me vlerat e LDK-së.
“Do të reagoj gjithnjë ndaj veprimeve e deklarimeve të tilla të ulëta, kushdo që i bën dhe ndaj çdo kujt që bëhen”, ka shkruar Tërmkolli në Facebook.
Postimi i plotë:
Ofendimi që Agim Veliu i bëri Vjosa Osmanit është i ulët, jo njerëzor në radhë të parë dhe në kundërshtim me krejt vlerat që ka promovuar LDK-ja.
Do të reagoj gjithnjë ndaj veprimeve e deklarimeve të tilla të ulëta, kushdo që i bën dhe ndaj çdo kujt që bëhen.
P.S. Vjosa Osmani e disa Vjosa tjera jo rrallë herë heshtin në raste të ngjashme, ashtu siç heshtën ndaj një sulmi edhe më të ulët që bëri kohë më parë ndaj meje “zëdhënësi” i VV-së, Tomë Gashi.
Dikush reagon sipas parimeve e dikush reagon veç me të “njofshëm”.
Mirë që nuk jemi të gjithë njësoj!
#MT